Site icon PORTALB

Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’, Ronaldo pranë triumfit

Topi i artë

Topi i artë

Sonte në një ceremoni madhështore që do të mbahet pranë Kullës Eiffel në Paris do të shpallet fituesi i ‘Topit të Artë” për këtë sezon.

Pa dyshim që Ronaldo është favorit për të triumfuar para Messit dhe Neymarit pasi portugezi udhëhoqi Realin gjatë triumfit në Champions dhe La Liga,transmeton Syri.net.

Sulmuesi portugez i Real Madridit, i cili e fitoi çmimin e FIFA-s si lojtari më i mirë dhe është në kërkim të Topit të pestë të Artë, do të garojë me Messin dhe Neymarin për këtë çmim.

Ceremonia do të nisë sot nga ora 19:45.

Exit mobile version