Site icon PORTALB

Është djegur hapësira e një shtëpie në lagjen “11 Tetori”

Ilustrim

Zjarr sot pasdite shpërtheu në një shtëpi në lagjen “11 Tetori” në Kisella Vodë.

“Është djegur edhe hapësira e brendshme e shtëpisë dhe nuk ka të lënduar”, deklaroi për MIA-n Xvonko Tomevski, komandat i Njësitit zjarrfikës të Qytetit të Shkupit, transmeton MIA. 

Është intervenuar me tre automjete dhe tetë zjarrfikës. Zjarri është shuar, ekipet ende po e pastrojnë terrenin.

Tani për tani nuk dihen shkaqet për zjarrin, i cili është paraqitur në orën 17:10.

Exit mobile version