Site icon PORTALB

Kapen 3 persona që kanë vjedhur 60 laptopa në shkollën e Studeniçanit “Naim Frashëri”

MPB Policia

Ilustrim

Dy persona të mitur kanë marrë padi për shkak të pjesëmarrjes në vjedhje të rëndë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Studeniçan të Shkupit, ku kanë vjedhur 60 laptopa. Kundër 16 vjeçarit E.F. nga Studeniçani, 17 vjeçarit V.A. nga Shkupi dhe 22 vjeçari J.SH. nga Studeniçani, policia ka ngritur padi penale, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë, të paraqiturit gjatë muajit tetor të vitit 2017, në shkollën fillore e kanë hapur dritaren dhe kanë vjedhur 60 laptopa dhe 20 zgjatës të kabllove dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke përfituar pronë të paligjshme me vlerë rreth 550.000 denarë.

Nga MPB shtojnë se laptopat janë kthyer në shkollën fillore “Naim Frashëri”

Exit mobile version