Site icon PORTALB

Darko Dimovski kryetar i ri i LSM-së

Darko Dimovski

U.d. kryetar i LSM-së Darko Dimovski në vazhdimin e sotëm të Kongresit të jashtëzakonshëm është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ai është zgjedhur përmes votimit publik me shumicë votash.

Paraprakisht një pjesë e sindikatave e kanë braktisur seancën, ndërsa kandidati për kryetar Peco Grujovski nga Sindikata e Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Civile (AOGJSH) deklaroi se bëhet fjalë për kongresin më kontrovers.

“Me këtë rast nuk kam se çfarë të deklaroj përveç se humbi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe punëtorët”, deklaro Grujovski.

Exit mobile version