Site icon PORTALB

“Nuk je frajer nëse humb jetën në maturë”

Kujdes gjatë vozitjes së veturave gjatë mbrëmjes së maturës

Kujdes gjatë vozitjes së veturave gjatë mbrëmjes së maturës

“Nuk je frajer nëse humb jetën në maturë” është motoja shokuese e Këshillit republikan për siguri në komunikacion, e cila me sigui ka për qëllim që t’i vetdijësojë të rinjtë që t’i lënë automobilat, ndërsa në mbrëmjen më të çmendur të vitit të shkojnë me prindërit e tyre ose me transport të organizuar.

Kremtimet që mbahen janë euforike, andaj prindërit janë ata që mbajnë përgjegjësinë më të madhe, prandaj presim prej tyre mbështetje, aplejonë nga Këshilli.

Pa marrë parasysh a kanë ose jo automjet apo patentshoferi, se a ndihen të aftë dhe a planifikojnë të konsumojnë alkool, bëhet fjalë për një lloj të festave ku rreziku nga aksidentet eventuale trafiku është relativisht i madh.

Kombinimi i alkoolit dhe automobilit, veçmas tek vozitësit e rinjë, në komunikacion është i palejueshëm. Ligjet e parapara parashikojnë gjoba të larta.

“Gjatë dy viteve të kaluara nuk janë regjistruar aksidente komunikacioni me pasoja të rënda gjatë kremtave të maturës”, theksoi, Tiho Najdovski nga MPB.

Shifrat janë inkurajuese. Viti i kaluar i maturës kaloi pa aksidente me pasoja tragjike. Është regjistruar numër i vogël i kundërvajtjeve të vogla, veçmas nën ndikim të alkoolit si dhe prishje të rendit publik dhe të paqës. /portalb/

Exit mobile version