Site icon PORTALB

Michelle Obama xhelozon bashkëshortin e saj

Michelle dhe Barack Obama

Michelle dhe Barack Obama

Zonja e parë e vendit Michelle Obama mësohet se është mjaft xheloze për bashkëshortin e saj, presidentin e SHBA-ve Barack Obama.

Sipas “New York Post”, Michelle ka vendosur që të gjitha femrat të cilat qëndrojnë afër me bashkëshortin e saj duhet të monitorohen.

Përveç kësaj, të punësuarit në Shtëpinë e bardhë njoftojnë se ajo shpeshherë paraqitet në zyrën e presidentit Obama pa paralajmërim me qëllim që ta kontrollojë se më kë është ai dhe se çfarë është duke bërë.

Madje mësohet se ajo është bërë xheloze për miqësinë mes Presidentit dhe prezantueses të njohur Oprah Winfrey.Sjellja e saj cilësohet si posesive edhe nga shkrimtari i librit “The Amateur”, Edward Klein./Portalb

Exit mobile version