Në qendrën e Shkupit, në rrugën “Aminta i Tretë”, mbrëmë rreth orës 20:40, një person i pa njohur ia ka vjedhur veturën “BMW” një burrit 31 vjeçar, njofton Portalb.mk.
Ashtu siç thonë nga policia, hajduti e ka shfrytëzuar pakujdesinë e pronarit të veturës i cili, derisa ka qenë në shitore, vetura ka qenë duke punuar dhe çelësi ka qenë në veturë. Hajduti ka hyrë në veturë dhe pa e vërejtur askush është larguar.
Në atë mënyrë, hajduti ka përfituar pronë të palejueshme me vlerë rreth 900.000 denarë, apo 15.000 euro.