Site icon PORTALB

Rasti “Titanik”, ish-qeveritarët do të gjykohen me “bomba”

Të akuzuarit në Titanik, nga e majta: Bozhinovski, Gruevski dhe Jankullovska

Të akuzuarit në Titanik, nga e majta: Bozhinovski, Gruevski dhe Jankullovska

Pas seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit, sot u shpall vendimi se “bombat” do të jenë dëshmi në rastin “Titanik“, ku të akuzuar janë ish-funksionarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë, pjesëtarë të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Vendimi për përdorimin e “bombave” në rastin “Titanik”, si rast i parë nga Prokuroria Speciale Publike, vjen pasi që PSP u ankua për vendimin e marrë më 20 tetor nga Gjykata e Apelit që “bombat” të mos jenë dëshmi.

Si të dyshuar në rastin “Titanik” janë persona që kanë kryer vepra penale duke kryer presione për të votuar, ndalesë votimi, dhënie të ryshfetit, shoqërim kriminal, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.

Personat e dyshuar janë ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish-sekretari i qeverisë, Kirill Bozhinovski, ish-kryeminstri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, si dhe persona të tjerë, që kanë shfrytëzuar ndikimin dhe në shkallë lokale dhe shtetërore kanë krijuar grup për kryerjen e veprës penale, që të mundësojnë fitore të një partie të caktuar politike në zgjedhjet.

Exit mobile version