Site icon PORTALB

Një përfaqësues i lartë i KB-së për vizitë në Korenë e Veriut

Xhefri Feltman

Xhefri Feltman

Nënsekretari i Kombeve të Bashkuara për Çështje politike, Xhefri Feltman nesër mbërrin për vizitë në Korenë e Veriut, e cila vjen në kohën e tensioneve të larta midis Phenianit dhe Uashingtonit.

Feltman do të takohet me ministrin korenoverior të Punëve të Jashtme, Ri Jong Ho.

Në Phenian, Feltman do të takohet edhe më përfaqësues të trupit diplomatik, ndërsa gjatë vizitës në rajon do të udhëtojë edhe drejt Kinës.

Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë të KB-së në Korenë e Veriut që nga viti 2011.

Exit mobile version