Site icon PORTALB

Zaev: Biseduam për vendin e zbrazur në Shëndetësi, nuk ka rikombinime

Zoran Zaev

Punohet në debatin për plotësimin e vendit të ministrit në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili ka mbetur i zbrazët nga kryetari aktual i komunës së Gostivarit. Tani bisedojmë si ky të plotësohet dhe nuk bëhet fjalë për rikombinime të Qeverisë. Nuk mendojmë në drejtim të tillë, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Vërtet në ndarjen e parë shëndetësia iu dha Aleancës për Shqiptarët për shkak mjekut Arben Taravari, i cili konsiderohej si person i pranueshëm për personelin mjekësor. Unë jam i bindur se edhe disa ditë do ta publikojmë përbërjen e tërësishme të Qeverisë”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse ka të vërtetë në spekulimet për rikonstruimin e Qeverisë.

Exit mobile version