Site icon PORTALB

Plaçkiten dy bastore, një në Shkup dhe një në Gostivar

Vjedhje në bastore me ç'rast plaçkiten 120 mijë denarë

Foto ilustrim

Në një plaçkitje që ka ndodhur sot në mëngjes, nën kërcënimin e armës nga një i punësuar në bastoren në Gostivar janë marrë sasi e madhe e parave.

Sipas SPB Tetovë, plaçkitja është denoncuar mëngjesin e sotëm rreth orës 9. Nga informacionet e para pas ekspertizës që e kanë kryer nga stacioni policor i Gostivarit, një person i panjohur me kapelë të maskuar ka hyrë në bastoren e “Sport-lajf”, e cila ndodhet në qendër të qytetit. E ka kërcënuar të punësuarin dhe ia ka drejtuar pistoletën, pas së cilës ka kërkuar që t’i jepen paratë.

Burri i panjohur me paratë është larguar me shpejtësi, pas së cilës i ka humbur gjurmët. Nga SPB Tetovë informojnë se punojnë në vërtetimin e identitetit të plaçkitësit, vlerën e parave që janë marrë dhe veçoritë tjera rreth kësaj ngjarje.

Ndërkaq mbrëmë, në orën 22:00 në Shkup, në rrugën “Maxhari”, dy burra të panjohur me një kërcënim me pistoletë kanë marrë 151.500 denarë nga qarkullimi ditor në bastoren “Sport Life”.

Exit mobile version