Site icon PORTALB

RRUGËTIMI DREJT TË ARDHMES

Eroll Velija

Eroll Velija

Ne simpatizojmë liderët që flasin për një të ardhme të mundshme në një mënyrë të qart për ne, që na përfshin. Udhëheqësit largpamës përdorin qartësinë e tyre të vizionit dhe flasin për një të ardhme të suksesshme, për të shmangur tek njerëzit dyshimin që lind nga vizioni afatshkurtër. Kështu ata mbjellin shpresën në popull dhe i japin një drejtim qëllimit të tyre.

 Njerëzit duan që udhëheqësit të shohin përtej të sotmes. Ata duan që të ekzistojë një master plan, i mundshëm për tu realizuar, në të kundërt mbas çfarëdo gjykimi afatshkurtër lindin trazirat. P.sh. Recesioni – mund të themi se është peizazhi i çmendur i masmedias. Liderit janë ata që shprehin, në një mënyrë bindëse, një gjendje të qartë pozitive të së ardhmes, dhe orientojnë përpjekjet e tyre në atë drejtim. Kur liderët përqendrohen vetëm në krizën aktuale apo në rezultatet e një tremujori, na duket se ata janë më të interesuar për ruajtjen e status quo-së, ose mundohen të mbrojnë veten e tyre, pa menduar për krijimin e një të ardhme të suksesshme. Këta nuk janë udhëheqës.

Njerëzit dëshirojnë gjithashtu të shohin se largpamësia e liderit është i bazuar, në atë që është e nevojshme, e drejtë, dhe në të mirë të popullit dhe jo në atë që është e thjeshtë, e shpejtë, populiste.

 Dëshirojnë të shohim se udhëheqësit tanë ‘”largpamës” janë fokusuar në të mirën e madhe, se vizioni i tyre promovon popullin dhe jo vetëm interesat e tyre egoiste. Një udhëheqës i vërtetë largpamës parashikon një të ardhme të mundshme që i përgjigjet dhe përputhet me aspiratat e njerëzve, për suksesin e tyre individual dhe kolektiv. Kur njerëzit kuptojnë vizionin e një lideri të mirë, reagimi i tyre është pozitiv, “Po, unë dua të …..” thonë ata.

 Kjo nuk duhet nënkuptuar se lideri vizionar ofron thjesht një fitore të lehtë. Vizionarët e vërtetë shpesh shohim mundësitë, atje ku të tjerët shohin vetëm vështirësi. Vizioni i Henry Ford për një komb, ku çdo familje do të ketë një automobil dukej qesharak, në fillim të shekullit të kaluar, e pamundur, dhe madje edhe e rrezikshme. Vetëm qartësia e vizionit të tij dhe qëndrueshmëria e tij, mundi të sjell mbështetjen nga të tjerët, aq të nevojshme për të bërë vizionin e tij realitet.

Exit mobile version