Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot, vjeshta

Sot Maqedonia do të përballet me mot të ftohtë, do të ketë reshje të shiut dhe do të fryejë erë e ftohtë veriore. Shiu është duke rritur nivelin e lumenjve në mënyrë kritike.

Ngritje e nivelit të ujit është vërejtur edhe në lumenjtë Treska, Radika, Sateska, Kiçevska, nëpër rrjedhën e epërme të Vardarit në atarin e fshatit Raotnicë, si dhe në degët e tyre, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga tre në nëntë gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 12 gradë.

Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm me temperaturë deri më 11 gradë Celsius.

Prej të hënës, do të fryjë erë e veriut e cila do të zvogëlojë temperaturat. Prej të martës, temperaturat në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero.

Ditë të mbarë!

Exit mobile version