Nën patronazhë të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa në organizim të Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, sot në Shkup do të mbahet panair për promovimin e prodhimeve vendore dhe të investimeve të huaja, ndërsa të shtunën mbahet forumi ekonomik në temën “Integrimi ekonomik rajonal si sfidë në tejkalimin e kriyës vendore dhe rajonale”.
Panairin e prodhimeve vendore, sot në Shkup do ta hapin presidentët e Maqedonisë dhe Shqipërisë, Gjorgje Ivanov dhe Bamir Topi, ndërsa në forumin, i cili është paralajmëruar për të shtunën, do të jenë të pranishëm ministrat e Kosovës dhe Malit të Zi. /portalb/