Site icon PORTALB

Kryemadhi: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të dendura, transmeton Mapo.

Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se qeveria shqiptare duhet të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, dhe logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje.

“Koha nuk pret!

Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!”, ka thënë znj. Kryemadhi.

Exit mobile version