Site icon PORTALB

Autobusët në linjat provuese deri në Vodno të mesme me orar të shpeshtuar

Vodno

Autobusët në linjat provuese deri në Vodno të Mesme prej sot do të qarkullojnë me orar të ri të shpeshtuar dhe do të nisen në çdo gjysmë ore, paralajmëroi Qyteti i Shkupit.

Linja e re qarkulluese 25 A dhe 25B, siç informoi Qyteti i Shkupit, është për shkak të interesit të rritur të qytetarëve.

Krahas këtyre dy linjave të autobusëve, qytetarët mund ta shfrytëzojnë edhe linjën ekzistuese, sidomos linjën me numër 25 deri në Vodno të Mesme.

Nga Qyteti i Shkupit, theksojnë se vozitja në tre linjat e autobusëve në fillim do të jetë falas.

Exit mobile version