Site icon PORTALB

Shkup, arrestohet një person i një bande mafioze ruse

Arrestim

Arrestim

Një qytetar i Shkupit,  anëtar i nje bande mafioze ruse, u ndalua nga shërbimet maqedonase të sigurisë , njoftoi portali Netpress.

Informacionet  fillestare për portalin thotë se 34 vjeçari është arrestuar derisa ishte ulur në kafenenë e “Brooklyn” në City Mall.

Sipas burimeve jozyrtare të policisë, ai është  Aleksandar Dragoviç, i cili u dënua dy herë për tentim vrasje, grabitje dhe vjedhje me armë dhe rrëmbim, i cila ka  vuajtur nje dënim me  nëntë vjet burg.

Supozimet e forcave të sigurisë maqedonase jane se  Dragoviç është një anëtar i një grupi “Lufta më ligjin” ( Vor V Zakone) organizat kriminele ruse , e cila supozohet të jetë e lidhur me shumë krime në Ballkan dhe më gjerë.

Exit mobile version