Site icon PORTALB

Qeveria e Kosovës ndan 11 milionë euro për barna e mjekim jashtë vendit

Qeveria sot mori vendim që buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë t’i shtohen 11 milionë euro.

Ministri i këtij dikasteri, Uran Ismaili ka treguar se këto para do të përdoren për barna, materiale shpenzuese dhe trajtime mjekësore jashtë vendit.

Vendimi i qeverisë u prit mirë edhe nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve.

Exit mobile version