Site icon PORTALB

Spasovski: Kushte më të mira për të punësuarit dhe pajisje e re për MPB-në me buxhetin për vitin 2018

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Përmirësim të kushteve në të cilat punojnë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, furnizim и pajisjes së re dhe përtëritje të të vjetrave, avancim të procesit në lëshimin e pasaportave dhe dokumenteve personale, janë pjesë e zërave në buxhetin e MPB-së për vitin 2018.

Buxheti i përgjithshëm e MPB-së, në përputhje me Propozim-buxhetin e RM-së për vitin 2018 arrin 10.241.000.000 denarë. Buxheti i MPB-së është rritur në lidhje me sivjet për 190 milionë denarë, transmeton MIA. 

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp ministror i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, prioritet kyç për MPB-në është kujdesi për të punësuarit, duke përmendur se kushtet në të cilat punojnë policët janë nivel të pakënaqur.

Ai përkujtoi se MPB tashmë ka filluar me furnizimin e uniformave dhe veshmbathjeve të punës dhe ata do të vazhdojnë edhe në vitin 2018.

Spasovski theksoi se këtu theks do të vendoset në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Exit mobile version