Nënkalimi te udhëkryqi Matkë në afërsi të pompës së benzinës “Bis Oil” është përmbytur në lartësi prej një metër, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, duke iu referuar informacionit të QRMK-së.
Deri te përmbytja ka ardhur për shkak të reshjeve të shiut dhe defektit të rrjetit ujësjellës, transmeton MIA.
Janë bllokuar katër automjete, ndërsa udhëtarët janë nxjerrë nga ana e Brigadës së zjarrfikësve.
Në terren ende punojnë ekipe.