Site icon PORTALB

Kinë: Zjarr në katin e 38-të, së paku 10 të vdekur

Së paku dhjetë persona e humbën jetën, ndërsa pesë janë lënduar nga zjarri i cili sot përfshiu një objekt banesor-afarist në Tjencin, në Kinë.

Zjarri shpërtheu në katin e 38-të të ndërtesës, rreth orës katër të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Zjarri ishte vënë nën kontroll pas dy orë e gjysmë. Zjarrfikësit kumtuan se janë shkatërruar mbi 300 metra katrorë.

Autoritetet e qytetit kumtuan se në rrjedhë është hetimi, ndërkaq janë arrestuar disa persona për të cilët konsiderohet se janë përgjegjës për zjarrin. Mediat lokale informuan se besojnë se zjarri është shkaktuar nga materiale për dekorim të brendshëm.

Exit mobile version