Kadri Veseli, por edhe deputetë të tjerë po mungojnë edhe pse duhej të dëshmonin në gjykimin e kolegëve.
Kadri Veseli nuk është në seancë për të dëshmuar në gjykimin e katër deputetëve të VV-së për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Kadri Veseli ishte paraparë të dëshmojë në seancën e sotme, por mungon dhe nuk e ka arsyetuar mungesën.
Po mungojnë edhe Armend Zemaj, Naser Osmani e Bekim Haxhiu, ndërsa vetëm Haxhiu e ka arsyetuar mungesën me njoftimin se ndodhet jashtë vendit.
Kadri Vesli, Naser Osmani, Armend Zemaj nuk ishin paraqitur në gjykatë as në prillin e këtij viti, kur ishin ddëpnuar me gjobë.
Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.
Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.
Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.
Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.