Site icon PORTALB

Caktohet për nesër seanca kuvendore për imunitetin e gjashtë deputetëve

Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për nesër në orën 12.00 e ka caktuar seancën e 25-të, në të cilën do të debatohet për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të dyshuar nga Gjykata për ngjarjet më 27 prill në Parlament.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e caktoi këtë mbledhje në Parlament pas seancës së sotme të Komisionit për çështje procedurale mandatare-imunitare i cili vendosi të propozohet heqja e imunitetit të gjashtë deputetëve nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.

Bëhet fjalë për deputetët Kërsto Mukoski, Zhaklina Peshevska, luben Arndaudov, Lupço Dimovski, Johan Tarçulovski dhe Sasho Vasilevsk.

Për heqjen e imunitetit të tyre është e nevojshme të votojnë 61 deputetë.

Exit mobile version