Site icon PORTALB

Ambasada e Britanisë: Dhuna e 27 prillit patjetër të hetohet dhe të ketë përfundim gjyqësor

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup

Ngjarjet në Parlament më 27 prill ishin të dhunshme dhe meritojnë hetim detal, me ndjekje të procedurës nëpërmjet rrugës gjyqësore, nëse është e nevojshme”, reagojnë nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Maqedoni, në lidhje me arrestimet dhe paraburgimet për terrorin e 27-prillit njofton Portalb.mk.

“Është e rëndësishme që të pastrohen procedurat institucione dhe procedurat përkatëse juridike me transparencë maksimale që të jetë e qartë për të gjithë se ligji aplikohet në mënyrë të paanshme”, thuhet në reagim.

Për procesin gjyqësor të dhunuesve të 27 prillit që akuzohen për “kërcënim terrorist dhe cënim të rendit kushtetues”, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, i cili ka thë se “arrestimet masive për ngjarjet e 27-prillit në Kuvend, janë zhvillime të rëndësishme dhe se po i ndjek me vëmendje të madhe. Unë qëndroj pas deklaratës së djeshme të Ambasadës së Amerikës. Policia dhe Porkuroria duhe të jenë tranparente në procesin e zhvillimit të këtyre ngjarjeve. Edhe Kuvendi ka rol të rëndësishëm në tërë këto zhvillime”.

Exit mobile version