Miliona turistë për çdo vit vijnë në New York të SHBA-ve për të pritur ndërrimin e moteve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky qytet amerikan tashmë po bëhet gati për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ku me këtë rast në Qendrën Rockefeller është përgatitur edhe Pema e Krishtlindjeve.
Bredhi norvegjez i lartë 24 metra, ndërsa i rëndë dhjetë ton përgatitet nga qarku Ulster.
Në Manhattan që tani mund të shihen një numër i madh i qytetarëve të cilët shijojnë atmosferën parafestive.