Site icon PORTALB

Haley: Nëse vjen deri te lufta Koreja e Veriut do të eliminohet tërësisht

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, tha se testimi i fundit i raketës balistike nga Koreja e Veriut i “ka sjellë pak më afër luftës” qeveritë e Phenianit dhe Washingtonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në takimin emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Haley në lidhje me testimin raketor ka thënë: “Nëse ndodh lufta, kjo do të jetë për shkak të veprimeve të vazhdueshme agresive që kemi parë dje. Nëse vjen deri tek lufta, padyshim që Koreja e Veriut do të eliminohet tërësisht”.

Ajo tha se presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Kinës Xi Jinping të cilit i ka bërë me dije se ka ardhur koha për të ndërprerë shitjen e naftës së papërpunuar.

Exit mobile version