Site icon PORTALB

SHBA u kërkon të gjitha kombeve të ndërpresin lidhjet me Penianin

Rakete balistike - ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxitur të gjitha kombet të ndërpresin lidhjet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut, pas testit të fundit të raketave balistike të vendit, transmeton Top Channel.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja e SHBA-ve, Nikki Haley tha se Presidenti Trump i kishte kërkuar homologut të tij kinez të ndërpresë furnizimet e naftës në Phenian.

Ajo tha se SHBA-të nuk do të donin një konflikt, por regjimi i Koresë së Veriut do të shkatërrohej plotësisht, nëse do të shpërthente lufta.

Paralajmërimi erdhi pasi Pheniani testoi një tjetër raketë, pas më shumë se 2 muajsh.

Exit mobile version