Bashkimi Evropian, Unioni Afrikan dhe Kombet e Bashkuara paralajmëruan formimin e grupit special të ekspertëve, detyra e të cilëve do të jetë mbrojtja e emigrantëve të cilët vijnë nga vendet e prekura nga konfliktet ushtarake.
Këto tre organizata do të punojnë t’i mbrojnë emigrantët gjatë lëvizjes së tyre drejt Evropës, para së gjithash të rutës së rrezikshme nëpër Afrikë deri në Libi. Një pjesë e planit është që të përshpejtohet procesi i kthimit vullnetar të emigrantëve dhe azilkërkuesve të refuzuar, në vendlindjet e tyre apo të sigurohen shtëpi të reja për to.
Gjatë takimit në qytetin nigerian Abixhan, presidenti Muhamed Buhari deklaroi se nigerianët të cilët janë gjetur të bllokuar në Libi në rrugën e tyre drejt vendeve evropiane, do të pranohen mbrapa në vendin amë dhe do t’u jete ndihmë.