Site icon PORTALB

Neymar tek Reali? Ja si përgjigjet babai i brazilianit (FOTO)

Neymar

Babai i Neymarit i ka mohuar spekulimet se biri i tij do të largohet nga Paris Saint-Germain, por nuk ia ka mbyllur derën transferimit të mundshëm në Real Madrid.

Në një intervistë për “Fox Sports”, Neymar Santos Sr theksoi djali i tij nuk do të vazhdojë karrierën në Francë, shkruan “Esporte”, raporton SYRI.net.

“Gjërat ndryshojnë shumë. Sot, diçka e tillë nuk ekziston dhe për t’iu përgjigjur këtyre spekulimeve është njëjtë si ta ushqesh të pamundurën. Ai ka kontratë të gjatë me PSG-në sepse sapo ka ardhur. Kemi tre muaj këtu dhe flasim për t’u larguar, është herët…”, ka thënë ai për Fox Sports.

Neymar vazhdon të shkëlqejë me Paris Saint-Germainin që është një lider në Francë dhe në Champions League.

Exit mobile version