Site icon PORTALB

Profil i rrejshëm në Instagram, në emër të prokurores Fatime Fetai (FOTO)

Fatime Fetai

Fatime Fetai

Tani për tani, person i panjohur ka hapur profil të rrejshëm në rrjetin social Instagram në emër të prokurores së Prokurorisë Speciale Publike, Fatime Fetai, njofton Portalb.mk.

Menjëherë pas zbulimit të profilit të rrejshëm, rasti është paraqitur deri te organet kompetente në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Bëhet fjalë për keqpërdorim klasik të identitetit të prokurores Fetai, gjatë së cilës ky profil i rrejshëm është shfrytëzuar në opinion që të publikohen qëndrime për ngjarjet aktuale me qëllim që t’i dëmtojë reputacionit të prokurores dhe Prokurorisë Speciale Publike”.

Exit mobile version