Site icon PORTALB

Serbia, sanksione vendeve që s’e kanë njohur Kosovën!

Ognjen Pribicevic thotë e Serbia mund të detyrohet tu vë ,sanksione këtyre vendeve, dhe sipas tij, është normale derisa ka zgjedhur rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian

Ognjen Pribicevic thotë e Serbia mund të detyrohet tu vë ,sanksione këtyre vendeve, dhe sipas tij, është normale derisa ka zgjedhur rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian

Beogradi, për shkak të obligimeve ndaj Brukselit, do të mund të detyrohet tu vë sanksione një numri të madh të vendeve, ndaj të cilave Bashkimi Evropian i ka marrë këto masa. Problemi që po e shqetëson Serbisë është se në mesin e këtyre vendeve janë disa që nuk e kanë njohur Kosovën, e të cilat ajo i konsideron si ‘vende mike’.

“Serbia me fitimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka për detyrë të harmonizojë edhe politikën e jashtme me atë të vendeve të BE-së. Është shqetësuese fakti që mund të obligohemi tu vëmë sanksione edhe disa vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë një burim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, njoftojnë portali serb “S media”.

“Ka vende ndaj të cilave BE-ja ka vendosur sanksione të plota, si Bjellorusia, por ka edhe vende ndaj të cilave ka sanksione të lehta ekonomike si: Kina Irani, Iraku Moldavia, Sudani, etj., sanksione këto që nuk jemi të obliguar t’i përfillim në përpikëri derisa nuk jemi anëtarë të unionit”.
Por ish ambasadori i Serbisë në Gjermani, analisti Ognjen Pribicevic, ka thënë se Serbia mund të detyrohet tu vë ,sanksione këtyre vendeve, dhe sipas tij, është normale derisa ka zgjedhur rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version