Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar paraburgim për të gjithë 36 personat e arrestuar të akuzuar për sulmin në Kuvend me 27 prill të këtij viti, mes të cilëve është edhe ish-drejtori i Byros për Siguri Publike, Mitko Çavkov nga VMRO-DPMNE-ja, njofton Portalb.mk.
Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dhënë urdhër për nisjen e procedurës hetimore kundër 36 personave për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale, “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese nga neni 313” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Sot në mëngjes MPB e ka arrestuar ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, si dhe aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski, deputeti Luben Arnaudov nga Ohri, ish drejtori i Operas dhe Baletit, Igor Durullovski dhe të tjerë, ndërjaq jo-zyrtarisht po kërkohen për t’u arrestuar udhëheqësi i protestave Bogdan Ilievski dhe deputetët, Johan Tarçullovski dhe Sashe Vasilevski.
Më poshtë ju sjellim edhe galerinë me fotografi të Agjencisë së Lajme të Maqedonisë nga arrestimet e sotme.
Ndryshe, në lidhje me arrestimet e sotme, VMRO-DPMNE-ja ka mbajtur prostesta para Gjykatës Themelore në Shkup.
LEXO MË SHUMË:
- Kërste Mukoski me pranga në duar u soll në Gjykatë (VIDEO)
- Deputetët e arrestuar nuk i mbron as imuniteti i deputetit, ja pse
- Prokuroria kërkon paraburgim për Çavkov dhe 35 persona tjerë që ndiqen për kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese
- MPB i ka arrestuar Mukoskin, Qoseto, aktorin Jovanovski dhe disa persona tjerë
- Çka parashikon Rregullorja e Kuvendit në rast të arrestimit të deputetit?
- Organizatori i protestave “Për Maqedoni të përbashkët” Betmen është dërguar në Gjykatë
- Ish-kryetari i Kuvendit, Veljanovski i fton institucionet ta përmirësojnë gabimin
- Arrestimet për terrorin e 27-prillit në Kuvend, Gruevski dhe VMRO protestojnë para Gjykatës së Shkupit (VIDEO-FOTO)
- Ekipi i Makfaks është sulmuar nga turma e protestuesve të VMRO-DPMNE-së (VIDEO)
- Gruevski kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve (VIDEO)
- Sulmi i 27-prillit, të arrestuarit e sotëm mund të dënohen më së paku me një dekadë burg