Ekipi gazetaresk i Makfaks gjatë kohës së protestës së VMRO-DPMNE-së para Gjykatës Penale u sulmua nga turma dhe u ndaluan që të raportojnë, njofton Portalb.mk.
Derisa reporteri i pyeste pse protestojnë, disa protestues filluan t’i shtyjnë dhe ta mbulojnë kamerën.
Reporteri në video të drejtpërdrejt tha se në turmë i janë marrë disa gjëra personale.
Videoja është akoma drejtpërdrejt.