Site icon PORTALB

Ambrosini: Gattuso ka personalitetin dhe karizmin e duhur për ta drejtuar Milanin

Ish-mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini beson se klubi bëri një zgjedhje të guximshme me emërimin e Gennaro Gattusos trajner, por sipas tij nganjëherë kimia mund të kapërcejë përvojën.

Vincenzo Montella u shkarkua nga Rossonerët më herët sot (e hënë) gjatë ditës shkaku i rezultateve jo të kënaqshme edhe përkundër transferimeve të mëdha, transmeton Telegrafi.com.

Ndërsa, trajneri i ekipit Primavera, Gattuso u ngrit në detyrë për ta zëvendësuar atë, pavarësisht nga përvojat e tij jo të mira me klubet si FC Sion, Palermo, OFI Crete dhe Pisa.

Megjithatë, sipas ish-mesfushorit të njohur të Milanit, Ambrosini, Gattuso ka personalitetin e duhur për t’i drejtuar Rossonerët edhe pse i mungon përvoja.

Ambrosini dhe Gattuso kanë qenë gjithmonë shokë të afërt me njëri-tjetrin!

“Klubi ka bërë një zgjedhje të guximshme me emërimin e Rinos”, ka thënë fillismith ish-bashkëlojtari i Gattusos, Ambrosini për Sky.

“Në disa raste karizmi dhe personaliteti mund të kenë shumë ndikim, dhe në këtë rast personaliteti i tij mund të ndihmojë shumë”.

“Ai nuk ka përvojë të jashtëzakonshme në stol, ai duhet të zhytet menjëherë në të, por nganjëherë kimia që mund të krijohet në një dhomë zhveshjesh mund të kapërcejë përvojën”, përfundoi ish-mesfushori i Milanit.

Ndryshe, ndeshja e parë e Gattussos në stolin e Rossonerëve pritet të jetë ajo e fundjavës në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë, Benevento.

Exit mobile version