Site icon PORTALB

Higuain operohet me sukses

Gonzalo Higuain

Juventusi ka njoftuar se Higuaini është operuar me sukses.

“Gonzalo Higuain sot iu nënshtrua operacionit në gishtin e thyer të dorës së majtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Operacioni, i cili zgjati pothuajse 45 minuta, ka qenë i suksesshëm dhe u krye nga doktori, L. Pegoli, profesori R. Rossi dhe stafi mjekësor i Juventusit, nën kujdesin e doktorëve të klubit”.

“Rikthimi i Higuainit do të mësohet pas pak ditësh”, thuhet më tej në njoftimin e klubit.

Mediat italiane raportojnë se Higuain pritet të mungojë së paku tri javë, çka do të thotë se mund t’i humbasë ndeshjet me Napolin dhe Interin.

Exit mobile version