Site icon PORTALB

Sejdiu: LDK marrëveshje me AAK-në dhe PDK-në për të hyrë në qeveri

Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu, në Express me Fidan Jupollin tha se LDK ka filtruar me qeverinë për të fituar në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

”Në analizën time personale mendoj se LDK ka flirtuar për hyrje në qeveri me fitore në Prishtinë, ky ka qenë pazari për hyrje në qeveri. Po të fitonte LDK në Prishtinë do të hynte në qeverisje, kur e kam parë marrëveshjen PDK-LDK në Prishtinë dhe Prizren si dhe mbështetjen nga AAK-ja”, tha Sejdiu.

Sipas tij, nuk ka logjikë që pushteti të mbështesë një subjekt që ka bërë deklarata për mocion ndaj tij.

Exit mobile version