Site icon PORTALB

Albin Kurti në burg për 28 Nëntor

Albin Kurti

Aolbin Kurti, 24 nëntor 2017

Nesër bëhet dy vite kur njësitet speciale të Policisë së Kosovës kishin thyer selinë e Vetëvendosjes për të arrestuar deputetin dhe themeluesin e saj, Albin Kurti. Atë ditë Kurti ishte arrestuar në mënyrë të dhunshme, pas një rezistence të gjatë të mbështetësve të tij në VV kundër Policisë. Po sikur 28 Nëntorin e 2015-ës, edhe këtë 28 Nëntor, duket se Kurti do ta kalojë në burg.

 Kurti ishte arrestuar një orë pasi kishte folur në tubimin e opozitës, që ishte thirrur në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Vlen të theksohet se disa organizata vendore e ndërkombëtare, veprimin e Policisë e kishin vlerësuar si dhunë të panevojshme që kishte tejkaluar kompetencat e zyrtarëve policor.

Ndaj Kurtit ishte lëshuar një urdhër arresti për shkak të veprimeve gjatë protestave të opozitës në parlamentin e Kosovës, kundër marrëveshjeve me Serbinë.

 Veç tij, policia kishte shoqëruar edhe 87 aktivistë të Vetëvendosjes, të cilët ndodheshin në selinë e VV-së në momentin e bastisjes nga forcat speciale, shkruan Periskopi.

Megjithatë, Policia e Kosovës është mobilizuar sërish për ta arrestuar Kurtin edhe këtë nëntor dhe me gjasë, edhe këtë festë ai do ta kalojë në burg, konkretisht në paraburgim.

Të shtunën e kaluar (25 nëntor), Kurti u arrestua para Kuvendit të Kosovës, bashkë me deputeten Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi, por që të treve iu caktua masa e arrestit shtëpiak, vetëm një ditë pasi që u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

LEXO: Pas arrestimit të Kurtit dhe Bujupit reagojnë nga Vetëvendosje

Exit mobile version