Tashmë bëhuni gati për një dasmë mbretërore, pasi princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar. Lajmin e ka konfirmuar vetë familja mbretërore nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në Twitter, ku shkruhet: Princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar, shkruan Class.
Prej kohësh ishte diskutuar ky lajm, që pas zhvendosjes së Meghan në Londër. Tashmë që çifti ynë i preferuar janë fejuar, të gjithë kanë nxituar të pyesin për dasmën: kur do bëhet, ku, a do të jetë një dasmë e madhe si ajo e princ William dhe e Kate? Gjithsesi këto pyetje nuk mund të marrin një përgjigje ende. Ajo që dihet, sipas burimeve për Daily Mail, është se data e martesës do të njoftohet në fillim të muajit janar.
Megjithatë përgatitjet kanë filluar që tani. Princ Harry ka gati për të fejuarën e tij tashmë, një unazë unike, të dizenjuar nga vetë ai, me gurë diamante të marra nga një bizhuteri e nënës së tij të ndjerë.
Shumë romantike, apo jo?