Gjykata e Apelit në Shkup e anuloi seancën në të cilën duhej të vendoste nëse video-inpizimet nga masat e veçanta hetuese të publikuara në Youtube do të munden të jenë dëshmi në rastin “Ryshfeti”, njofton Portalb.mk.
Arsyeja për shtyrjen e seancës është se gjykatësi për këtë rast, Afrim Fidani, është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Supreme. Gjyqtari Safet Kadriu tha se nuk është bërë ende ri-shpërndarja e gjykatësve dhe se seanca është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
08.50 – Avokatët e Zaevit kërkuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1, që ky inçizim të ndahet nga dëshmitë, pasi që është publikuar në disa media, ndërkaq bëhet fjalë për inçizim të fshehtë. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tyre, pas së cilës kanë dorëzuar ankesë deri te Gjykata e Apelit.
Ndryshe, në këtë lëndë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.
Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar.