Ka kaluar më shumë sesa dy muaj, megjithatë nuk është asnjëherë vonë për të parë edhe një herë, por në një klip përmbledhës kësaj here, pamjet e dasmës aq të përfolur të shtatorit, transmeton Revista Class.
Geti dhe Marina, publikuan disa foto nga dasma e zhvilluar nga Class Events në Gjirin e Lalëzit, megjithatë kjo është e para video e plotë. Publikuar nga XL films, klipi sjell dasmën në më pak sesa 3 minuta.
Është një klip modern në përputhje me klipet e Getit, edhe pse detajet romantike nuk mungojnë.
Pamjet e tendës së ngritur enkas në bregun e Adriatikut të kapura nga lart, janë fantastike, si dhe shkronjat e ndriçuara mbi det, Happy Heart.
Dasma është e mbushur me detaje të bukura, ndërsa çifti ka dhënë spektakël gjatë gjithë kohës. Edhe të ftuarit, i japin shumë atmosferë kësaj feste të veçantë.