Site icon PORTALB

Protesta në Prishtinë për Mitroivcën me 24 Prill 2012

Në protestë nuk do të ketë asnjë lloj flamuri dhe askush nuk do të mbajë fjalim

Në protestë nuk do të ketë asnjë lloj flamuri dhe askush nuk do të mbajë fjalim

Kuvendi i OJQ-ve të Kosovës fton gjithë qytetarët nga mbarë Kosova që të martën me 24 prill 2012, nga ora 11.59 – 12.59, të protestojë qetas dhe me heshtje në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

“Akti i fundit terrorist mbi familjen e Selver Haradinajt në veri të Mitrovicës tregoi se terrorizmi po troket në dyert kosovare. Pavarësisht përkatësisë etnike, politike, sociale e kulturore të terroristëve apo viktimave, Kosova duhet të reagojë si një shoqëri e pjekur dhe demokratike që i thotë STOP kësaj të keqeje të madhe”, thuhet në njoftim.

“Protesta do ta ketë vetëm një parullë: STOP TERRORIZMIT dhe asnjë parullë tjetër. Në protestë nuk do të ketë asnjë lloj flamuri dhe askush nuk do të mbajë fjalim”.

“Kuvendi i OJQ-ve të Kosovës nga sot e deri një ditë para protestës mbetet i hapur për të gjitha OJQ-të, partitë politike, institucionet, mediat, intelektualët, veprimtarët dhe individët e tjerë me ndikim që të bëhen bashkë-organizatorë të kësaj proteste”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të OJQ-ve të Kosovës, Nexhmedin Spahiu. /infokosova

Exit mobile version