Site icon PORTALB

Gjykata Supreme vendosi: do të ketë ri-gjykim për rastin “Monstra”

Një dëshmitar i mbrojtur i shpallur me pseudonimin E1 do të jetë kyç në hetimet dhe zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit

Monstra, vendi i ngjarjes

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendimin në lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse pranohen, aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytës shfuqizohen, ndërkaq lënda kthehet në rigjykim të shkallës së parë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, me 3 tetor të këtij viti, prokurorja publike Liljana Spasovska, propozoi pezullimin e aktvendimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthim të lëndës “Monstra” në rigjykim. Propozimi i prokurorit publik është për shkak të gjendjes së pavërtetuar faktike, por edhe për shkak të ekzistimit eventual të bisedave të përgjuara, të cilat do të mund ta ndërrojnë vijimin e procedurës.

Çka do të ndodh tani?

Pranimi i kërkesës së Prokurorisë nga Gjykata Supreme, gjegjësisht rikthimin e lëndës “Monstra” që nga fillimi, nënkupton që Prokuroria që nga fillimi duhet të kërkojë masa për rastin në fjalë, ndërkaq njëri nga opsionet është e mundshme që personat e akuzuar të lirohen, pasi që janë shfuqizohuar vendimet e shkallës së parë dhe të dytë, dhe kjo nënkupton që nuk ka akuzë dhe nuk ka për çfarë të jenë në burg, transmeton Portalb.mk.

Sipas procedurës, prokurori duhet të jep urdhër që të nisin hetimet për rastin në fjalë, duke i rishqyrtuar të gjitha lëshimet, ndërkaq për personat të cilët do të përfshihen në hetime, Prokuroria do të kërkojë deri te gjykatësi i procedurës paraprake masa të ndryshme të sigurisë.

Për shkak të sigurimit të të dhënave dhe dëshmive është e patjetërsueshme që të ndiqet procedura penale, sipas të cilës mund të kërkohen këto masa hetuese:

Ose masat e arrestit:

Si dhe masa për garanci, e cila jepet në rrethana kur ka rrezik që i dyshuari të arratiset, ose kur ka dyshime se i njëjti do ta përsërit veprën penale.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka dy mundësi, t’i lejojë që të mbrohen në liri, ose t’ua shqiptojë njërën nga masat e lartpërmendura derisa do të vazhdojë procesi gjyqësor.

“Monstra”

Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Familjarët e të burgosurve për rastin ‘Monstra’ 1 majin  e vitit 2012 e kujtojnë si një ndër ditët më të këqija të jetës së tyre, pasi që trauma e aksionit policor të zhvilluar para pesë viteve ende nuk ka kaluar.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Exit mobile version