Site icon PORTALB

Shilegov: Ka indikacion për krim në “Drislla” dhe dyshim për mbetje radioaktive

Petre Shilegov

Ekzistojnë të dhëna serioze për aktivitet të lartë kriminel dhe për përgjegjësi serioze penale për shumë persona me punën e deponisë së “Drisllas”, si dhe me ndotjen e ajrit në Shkup, deklaroi kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në intervistë për TV24, njofton Portalb.mk.

“Partneri strategjik italian me “Drisll-an” është 80 për qind pronar, qyteti është 20 për qind pronar dhe kjo është bërë me vendim të Këshillit paraprak të qytetit të Shkupit. Por, sipas gjendjes faktike, kapitali i qytetit sipas të gjitha investimeve është 2.000.000 euro, ndërsa kompania në partneritet strategjik peshon 10.00 euro. Rritja e pronësisë duhej të rritet në pajtim me investimet, por sipas njohurive të deritanishme, ky nuk është rast që duhet të jetë. Shilegov në intervistë foli edhe për ndotjen e ajrit që shkaktohet edhe nga “Drislla” duke përfshirë djegien e deponive.

Ekzistojnë spekulime se ka mbetje radioaktive dhe është bërë pjesë e analizave të shumë institucioneve. Problemi me “Drisll-an” do të zgjidhet shumë shpejt. Po hetohet edhe puna financiare, por edhe kush dhe si e ka helmuar Shkupin vitet e kaluara”, tha Shilegov në intervistë për TV24.

Exit mobile version