Site icon PORTALB

Kumanovë : Protestë e punëtorëve të “Makedonija pat”

Punëtorët e N.P. 'Makedonija Pat', 3 muaj pa rrogë

Punëtorët e N.P. 'Makedonija Pat', 3 muaj pa rrogë

Rreth 40 të punësuar në seksionin e “ Makedonija Pat” në Kumanovë sot u vënë në grevë në hapësirat e tyre punuese, duke paralajmëruar shkuarjen e tyre në protestat e nesërme para Qeverisë në Shkup. 

Për shkak të gjendjes tejet të vështirë në të cilën gjenden, punëtorët e kësaj ndërmarrje publike në Kumanovë, paralajmërojnë hapa më radikal siç është bllokimi i rrugëve në hyrje dalje të qytetit të Kumanovës. 

Ata thonë se tash tre muaj nuk i kanë marr pagat e tyre, kurse nuk u janë paguar as kompensimet për punë në terren.

Exit mobile version