Ju mund t’ia thoni pa qëllim të keq, por këto fraza shkaktojnë zemërim tek bashkëbiseduesi

Ka fraza mund të duken të pafajshme, por janë në fakt, irrituese.

Bright Side nga sjell disa shembuj ilustrues të frazave, që duhet t’i shmangni në një bashkëbisedim, ose në të kundërtën bëhuni gati që të debatoni ashpër, transmeton Revista Class.

“Të thashë”/ “E dija”

Oh, kjo është shprehja që nuk duhet ta përdorni kurrsesi. Çfarë dëshironi të thoni me këtë, që ju jeni më të zgjuar, që dini më shumë se ai/ajo? Sigurisht ju mund ta keni paralajmëruar personin me të cilën po bashkëbisedoni për diçka, por nëse ndodh ajo që ju keni parashikuar, nuk është e nevojshme që ta kujtoni. Në raste të tilla, më mirë të heshtni.

“OK”

Nëse ju thoni “ok” me një fytyrë mospërfillëse për një kërkesë, mos u çudisni nëse do të shikoni si një dyshim apo habi për përgjigjen tuaj. Në të shumtën e rasteve, ku jepni këtë përgjigje, të shoqëruar me një fytyrë të ngrysyr, “ok” nuk lexohet si një pohim, po si një përgjigje e tipit “do e bëj më vonë” apo thjesht sa për “ta hequr qafe” bashkëbiseduesin.

“Të më falësh, por…”

Pas kësaj fraze vjen gjithmonë diçka e pakëndëshme. A nuk është jo normale që të kërkoni falje, sepse ju po thoni të vërtetën? Pse personi me të cilën po bashkëbisedoni duhet të ofendohet nga kjo gjë, kur ju thjesht po jepni mendimin tuaj? Kështu që më mirë mos e përdoni fare si frazë, thjesht tregohuni të sinqertë.

“Qetësohu”

Kur thoni, “qetësohuni” shpesh kjo fjalë do të sjellë reagimin e kundërt. Ju po e minimizoni rëndësinë e problemit që ka bashkëbiseduesi në vend që të tregoni përkrahje ose mirëkuptim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button