Site icon PORTALB

Jankullovska pa koment për kërkesat e AÇTOSH-it

Qeveria pa komente mbi letrën e lëshuar të AÇTOSH-it

Qeveria pa komente mbi letrën e lëshuar të AÇTOSH-it

Ministrja e punëve të Brendshme e Maqedonisë mbi letrën e lëshuar sot për media të organizatës Armata për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare se do të ndërmarrë aksione kundër ushtrisë dhe policisë maqedonase nëse nuk tërhiqet nga trojet e okupuara shqiptare deklaroi se nuk do të komentonte pa mos u vërtetuar burimi nga vjen.

“Unë nuk do të komentoja në këtë fazë asnjë letër dhe asnjë kërcënim derisa nuk shohim mirë se për çka bëhet fjalë, sa është kredibil burimi prej ku vjen, gjegjësisht derisa nuk e shohim përmbajtjen faktike”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska. /portalb/

Exit mobile version