Site icon PORTALB

Putin ofroi ndihmë për gjetjen e nëndetëses argjentinase

Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin e inkurajoi kolegun argjentinas Maurisio Makri rreth zhdukjes së nëndetëses San Huan në pjesën jugore të Oqeanit Atlantik dhe ofroi ndihmë në operacionet për hetim dhe shpëtim, kumtoi mbrëmë Kremlin.

“Vladimir Putin e inkurajoi presidentin e Argjentinës, Maurisio Makri në lidhje me zhdukjen e nëndetëses San Huan në Oqeanin Atlantike. Pala ruse ofroi ndihmë në kërkim dhe shpëtim. Ata janë dakorduar se ministritë e mbrojtjes të dy vendeve do të mbajnë kontakte në lidhje me ato çështje”, qëndron në kumtesë.

Nëndetësja është zhdukur më 15 nëntor, në të cilën ndodhen 44 anëtarë të ekuipazhit.

Exit mobile version