Site icon PORTALB

Ekuadori e qortoi Asanzhin për mbështetjen e pavarësisë së Katalonjës

Wikileaks

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks

Autoritetet në Ekuador kërkuan nga themeluesi i Uikiliksit, Xhulian Asanzh që të ndalojë me deklaratat politike, të cilat do të mund t’i prishin marrëdhëniet e Ekuadorit me shtetet e tjera.

Asanzh nga dhjetori i vitit 2012 jeton në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku u strehua me qëllim të evitimit të arrestimit nga policia britanike, me urdhër të shpallur nga Suedia nën akuzën për përdhunim.

Ai pohoi se motivet e urdhrit për arrestim janë me qëllim që t’i dorëzohet SHBA-së, ku do të përgjigjej për shkak të dhënave sekrete të publikuara nga ana e Uikiliksit.

Ekuador i ka dhënë azil Asanzhit dhe e ka lejuar që të qëndrojë në Ambasadë, por pas deklaratave të fundit, në të cilat u ka shprehur mbështetje partive katalanase që angazhohen për pavarësi nga Spanja, presidenti ekuadorial Lenin Moreno e paralajmëroi “që të ketë kujdes me sjelljen e tij”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Asanzh ka premtuar se në të ardhmen do t’i respektojë nikoqirët e tij dhe kushtet nën të cilat i është dhënë e drejta e azilit.

Exit mobile version