Sot në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë bëhet hapja solemne e ekspozitës kolektive të artisteve të qytetit të Tetovës “Marigonat e Nëntorit”.
Kjo ekspozitë është organizuar në nder të festave të Nëntorit, ku para publikut do të prezantohen me veprat e tyre artistike 28 artiste nga Tetova, Shkupi dhe Prishtina.