Site icon PORTALB

Bejta akuzon Taravarin për degradim të administratës në Komunën e Gostivarit

Kryetari i mëparshëm i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar kryetarin aktual Taravari, për degradimin e administratës në këtë komunë.

Me urdhër të kryetarit Taravari, janë lëshuar 5 urdhëresa me të cilat po aq administratorë disa nga të cilët me mbi 10 vite përvojë pune, u caktohet vendi i punës në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, përcjell Portalb.mk.

“Nga fillimi i marrjes së detyrës, puna e vetme e kryetarit të ri të Komunës së Gostivarit është hakmarrja dhe degradimi i administratës dhe institucioneve të tjera që janë nën kompetencën e Pushtetit Lokal. Sot, me urdhër të tij, janë lëshuar pesë urdhëresa me të cilat po aq administratorë disa nga të cilët me mbi 10 vite përvojë pune, u caktohet vendi i punës në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”.  Në këto urdhëresa jepet një arsyetim banal kinse nuk ka hapësira respektivisht zyra në hapësirën e Komunës së Gostivarit, duke harruar që të gjithë këto administratorë deri sot kanë punuar në zyrat e veta.  Paaftësinë për të udhëhequr me Komunën e Gostivarit, Arben Taravari e tjetërson me vendime të tilla skandaloze dhe që nuk kanë të bëjnë me reformimin dhe depolitizimin e administrates”, shkruan Nevzat Bejta në postimin e tij në Facebook.

Exit mobile version